• Sapientify

    Kush jemi:

    Sapientify është platforma e parë Shqiptare që ju ofron kurse të gjuhëve të huaja online me mësues profesionistë. Duke ofruar një metodë bashkëkohore dhe të përshtatur sipas nevojës suaj gjuhësore, ju garantojmë se mësimi i gjuhës së huaj nuk do të jetë më një stres! Pra, ju mjafton një telefon ose laptop me internet dhe mund të ndiqni leksionet kurdo dhe kudo që ndodheni, duke i zgjedhur vetë orarët dhe ditët e kursit.

  • Cfarë ofrojmë

    Cfarë ofrojmë:

    Cdo kurs tradicional përqëndrohet te gramatika, gjë që bën studentin të humbasi dëshirën për të mësuar një gjuhë të huaj. Ne kemi kthyer fokusin tek ajo cka i duhet vërtëtë një studenti në jetën reale: komunikimi dhe bashkëbisedimi. Duke perfeksionuar gjuhën e folur, rezultatet edhe në aspektet e tjera gjuhësore do të jenë shumë më të dukshme dhe 3 herë më të shpejta se në një kurs tradicional. Kjo realizohet duke përdorur:

    • VIDEO ME SITUATA REALE
    • APLIKACIONE DHE LOJËRA
    • MATERIALE AUDIO
    • FLASHCARDS DHE IMAZHE

    Kurset online ju japing mundësinë t’i ndiqni edhe në orare që nuk do mundeshit ndryshe, të përdorni telefonin apo kompjuterin tuaj, pa qënë nevoja të mbani libra të rëndë me vete dhe të qendroni në një “klasë” më pak persona (3-4), që përshtaten me kohën, moshën dhe nivelin tuaj gjuhësor.

  • Mësimi

    Si zhvillohet mësimi:

    Mësimi zhvillohet live, me një mësues që ju pret në anën tjetër të ekranit njesoj sikur ta kishit përballë. Kohëzgjatja e seancave varion në bazë të gjuhës dhe aftërsive që doni të perfeksiononi (gramatika, komunikimi, të lexuarit, etj). Materialet e nevojshme si: PDF, audio, video, etj. sigurohen nga ne dhe studentët mund të zgjedhin t’i printojnë ose t’i mbajnë në formatin ekzistent. Ora e mësimit është interaktive, dhe të gjithë studentët mund të marrin maksimumin nga kursi: si ata që mësojnë me lehtë nëpërmjet videove, audiove apo edhe ata që mësojnë nëpërmjet të lexuarit & gramatikës. Image description
    E gjithë kjo bëhet e mundur nëpërmjet ZOOM; aplikacioni që mund të shkarkohet si në telefonin tuaj ashtu edhe në kompjuter dhe bën të mundur komunikimin student- mësues. Më poshtë gjeni linkun përkatës për secilën pajisje:
    androidapp androidapp androidapp

  • Rezervo

    Si të bëhëni jesë?

    Për t’u njohur më nga afër me platformën dhe metodën e mësimdhënies online, ne ju ofrojmë një seancë FALAS! Për të rezervuar orën e parë shkoni në www.sapientify.com dhe shtypni butonin androidapp ose na kontaktoni në Whatsapp (+355699975034), Facebook dhe Instagram.